Kosova

Mot i vranët dhe me shi

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e fushave ciklonike edhe gjatë ditës së enjte.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në këtë situatë meteorologjike do të mbaj mot i vranët dhe herë-herë me reshje shiu. Temperaturat minimale gjatë ditës së enjte do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Ndërkaq, dita e premte do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe pak vranësira të cilat do të jenë të fokusuara rreth maleve.

Temperaturat gjatë ditës së premte do të shënojnë rritje të lehta, sidomos maksimalet e ditës.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.