Kosova

Mot i ndryshueshëm nga e hëna në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për kushtet atmosferike që do të mbajnë javën e ardhshme në Kosovë.

Sipas njoftimit për media, Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat ditën e marte parashihen të sjellin shi, ndërsa në viset kodrinore-malore reshje shiu dhe bore.

“Kjo situatë e përkohshme meteorologjike nuk do të ndikojë në uljen rapide të temperaturave, meqë nga dita e enjte sërish do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike paraqiten relativisht të mira, për shkak të prezencës së elementeve meteorologjike. Indeksi UV ditën e hënë, të enjten dhe gjatë vikendit mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-12m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.