Kosova

Mot i ndryshueshëm dhe jostabil

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot mbi vendin tonë paralajmëron mot të ndryshueshëm dhe jostabil.

Do të ketë rreze dielli, por edhe vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje të izoluara shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë celsius.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje.

Indeksi UV do të jetë mesatar deri i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes me shpejtësi deri 8m/s.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.