Kombëtare

Mosndërtimi i kolektorit në Mat mbetet shqetësues për banorë të kësaj pjese

Ka më shumë se 20 vjet që banorë të Lagjes së Spitalit dhe ata të lagjes “Mati” përballen me kundërmimin që vjen nga kolektori i hapur i ujërave të zeza në rrjedhën e lumit Mat.

Në këtë pjesë të kryeqytetit Komuna e Prishtinës kishte premtuar ndërtimin e një kolektori të mbyllur dhe shtrimin e rrugës në kuadër të planit rregullues për këtë zonë, raporton KOHA.

Kjo gjendje ka krijuar problem edhe për bizneset që operojnë në këtë zonë, derisa pronarët e tyre thonë se më së shumti po u rrezikohet shëndeti.

Derisa edhe qytetarë të tjerë, që në Prishtinë janë banorë të kamotshëm, thonë se gjendja në kryeqytet nuk ka qenë asnjëherë më e keqe.

Sipas tyre, numri i madh i banorëve dhe ndërtimet e larta e të shpeshtuara kohëve të fundit në lagjen “Mati” dhe atë të Spitalit kanë krijuar edhe më tepër probleme.

Për qytetarë të kësaj pjese e rëndësishme është zbatimi i planit të premtuar nga pushteti aktual.

Ai përfshin ndërtimin e kolektorit në rrjedhën e lumit Mat, në të cilin bëhet shkarkimi i ujërave të zeza nga tri lagje të Prishtinës.

Televizioni ka provuar të kontaktojë me zyrtarë komunalë për t’u informuar për projektin dhe arsyet e mosnisjes së zbatimit të tij deri më tani, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.