Kosova

Moskonsensusi-Kosova në rrezik të shkojë në dialog pa platformë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me shumë gjasë, të hënë do ta kenë si pikë të rendit të ditës, për shqyrtim Platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun, por se për këtë cështje të rëndësishme, Lidhja Demokratike e Kosovës është ende pa qëndrim, pra ende nuk ka vendosur për këtë platformë, përderisa partia politike në opozitë, Lëvizja Veëvendosje dhe Lëvizja për Bashkim, janë kundër kësaj platforme, kurse Partia Demoktratike e Kosovës, në vazhdimësi ka kërkuar konsensus politik.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se më i rëndësishëm se emri se kush do ta udhheq dialogun në Bruksel, është të diskutohet se cilat janë temat dhe cfarë përbënë finalja e madhe e këtij dialogu.

Ai ka thënë se si parti politike, janë të gatshëm ta marrin përsipër këtë proces, por vetëm athëherë kur të mandatohen nga populli përmes zgjedhjeve.

“Kryetari i PDK-së publikisht ka deklaruar se është i gatshëm që udhëheqjen e procesit të dialogut t’ia dorëzojë LDK-së. Në fakt, ky është pranim i dështimit të këtij koalicioni gjoja për vendime të mëdha. Ndryshe nuk mund të kuptohet kur pozita në fakt ia dorëzon agjendën shtetërore opozitës. Ne jemi të gatshëm t’i marrim përsipër këto procese, por vetëm pasi ta marrim mandatin nga qytetarët e vendit përmes votës së lirë”, ka thënë Hoti.

Megjithatë, ai ka thënë, se të hënën, para fillimit të seancës së rregullt plenare, do të diskutohet në prti kjo cështje, dhe përfundimisht do të meret vendimi zyrtarë që do të mbajë Grupi Parlamentar i LDK-së.

Megjithatë, për kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, konsensusi politik është shumë i nevojshëm për të ardhmen politike dhe ekonomike të vendit.

Ky konsensus, sipas kreut të PDK-së, dhe njëherit kryetarit të Kuvendit, është i nevojshëm sa u përket çështjeve të hapura me Serbinë.

“Në të njëjtën kohë duhet konsensusi për çështjet e hapura, të cilat i kemi veçanërisht me Serbinë. Ne nuk mund të nënvlerësojmë faktin se kemi disa probleme, të cilat po e pengojnë rritjen e Kosovës edhe po na dëmtojnë në zhvillim ekonomik. Ne duhet ta përfundojmë përfundimisht çështjen e dialogut me Serbinë edhe s’ka alternativë tjetër, njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Serbia”, ka thënë Veseli.

Ndërkohë që shumë shpjtë pritet ftesa nga Bashkimi Evropian, si lehtësues i këtyre bisedimeve, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë ditë më parë në Kuvend se çështja e energjisë do të duhej të ishte tema e parë në agjendën e bisedimeve me Serbinë.

“Nuk ka logjikë të trajtohen temat tjera e jo tema e energjisë”, ka deklaruar kryeministri Haradinaj.

Por, shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokratike, Bilall Sherifi, lidhur me marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, ka shkruar se çdo marrëveshje që nuk do të bazohej në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk do të vendoste drejtësi, prandaj, sipas tij,  si e tillë do të ishte e pa qëndrueshme dhe do të do të mbante në fuqi konfliktin e ngritë që nga koha e përfundimit të luftës.

Sipas tij, Kosova ka nevojë urgjentisht të përcjellë mesazhin se përfundimi i dialogut nuk ka lidhje me statusin politik të saj, i cili është përcaktuar në mënyrë përfundimtare dhe se Pavarësia e Kosovës tanimë është vendim definitiv i njohur nga GjND-ja si vendim legjitim që nuk ka shkelur asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare.

“Në përgjithësi hapja e debateve është tejet pozitive për shoqërinë. Edhe në rastin konkret nuk ka asgjë të keqe të debatohet, sepse populli i Kosovës me të drejtë pret që nga përfundimi i këtyre negociatave të heq një ankth të madh. Ajo që mua nuk më duket në rregull është përpjekja për të parashikuar rezultatin përfundimtar të këtyre bisedimeve në atë formë sa që harrohet që jemi në atë që quhet “Fazë të Paranegociatave”, ka shkuar Sherifi.

Në anën tjetër, mospajtimet dhe përplasjet e shpeshta ndërmjet partive politike në pushtt dhe atyre në opozitë, po e bllokojnë miratimin eventual të një platforme të Kosovës për fazën finale të bisedimeve me Serbinë.

Mospajtimet kanë filluar që nga kundërshtimi i opozitës për rolin prijës të presidentit Hashim Thaçi, në procesin e dialogut, e deri te mënyra e përfaqësimit të palës kosovare në tavolinën e bisedimeve.

Për partinë e Albin Kurtit, Levizjen Vetvendosje, udhëheqja e dialogut me Serbinë nga Hashim Thaci, është e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë Republikës së Kosovës.

Lideri i VV-së Albin Kurti, ka deklaruar ditë me parë, se kundërshton fuqishëm faktin që , presidenti I Kosovës, Hashim Thaci, të jetë në krye të dialogut.

Ai ka thënë se në asnjë mënyrë, parta e tij, nuk do të jetë pro asaj që në krye të dialogut të jetë Thaci, pasi që sipas tij, Thaci deri më tani ka bërë kompomise të pariparueshme e që janë dëmtuar vetëm qytetarët e Kosovës.

Në anën tjetër, edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se ka kohë që opinionit publik, qoftë nga politikanët, qoftë nga mediat, i servohen dhe imponohen, sipas tij, jo pa qëllim tema triviale.

“Paramendojeni, në vend se të diskutohet për platformën e bisedimeve me Serbinë, nga e cila varet e ardhmja e vendit dhe e jona, me javë e muaj diskutohet se kush do t’i udhëheq bisedimet”, ka thënë Murati, në një postim të tij në Facebook.

Sipas tij, manipulantët në këtë shoqëri kanë vendosur formën në krye të vlerave shoqërore dhe e kanë zhvendosur përmbajtjen në margjina të shoqërisë”, ka shtuar më tej ai.

Derisa në Prishtinë, por edhe në Beograd, ka debate të brendshme rreth fazës së ardhshme të dialogut, Brukseli ka konfirmuar se shumë shpejtë do të caktoj datën e vazhdimit të dialogut.

Platforma e bisedimeve me Serbinë, ka qenë vazhdimisht edhe tema kryesore në tryezat e organizuara nga partitë politike në vend.

Edhe në këto diskutime, është përmendur që Kosova ka nevojë që në fazën finale të dialogut me Serbinë, të përfshihet edhe opozita, duke krijuar kështu një platforme dhe ekip uniteti, por që deri më tani nuk është arritur një pajtim ndërmjet partive politike. Lumturije Bekaj/Kosova.info

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483