Bota

Moska vë re përpjekjet e SHBA për të ndërhyrë në procesin zgjedhor rus

Moska ka parë përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme ruse që vijnë nga SHBA, tha një diplomat i lartë rus.

Deklarata vjen pasi Google dyshihet se ka shkelur ligjin duke shitur reklama politike për tubime të pakontrolluara.

Andrey Nesterenko, një diplomat i lartë rus, tha se SHBA “me siguri” përpiqet të ndërhyjë në proceset elektorale ruse.

“Mendimi ynë kolektiv është se sovraniteti zgjedhor është një parim që të gjithë kombet e civilizuara duhet të respektojnë,”-tha diplomati, duke shtuar se: “Moska do të njoftojë partnerët amerikanë se veprimet e mediave të tyre na lejojnë të deklarojmë se janë afër thyerjes së ligjit rus.”

Të dielën, disa rajone ruse, duke përfshirë edhe Moskën, do të mbajnë zgjedhje.

Kreu i opozitës Aleksey Navalny po bën thirrje për protesta për të denoncuar zgjedhjet, të cilat ai e quan të njëanshme.

Mes mënyrave të tjera për të përhapur fjalën rreth protestës, lëvizja publike e Navalny përdor reklama me pagesë në shërbimet e Google si YouTube.

Mbajtja e një ngjarjeje kushtuar një fushate zgjedhore në ditën e zgjedhjeve është e ndaluar nga ligji rus.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë, Mbikëqyrësi i Mediave Roskomnadzor (RKN) dhe Shërbimi anti-monopol rus (FAS)njoftoi më herët Google se platforma e saj po përdoret për të kryer aktivitete të pahijshme politike në Rusi.

“Duke jetuar në një komb që i bindet ligjit, ne presim që çdo aktor të luajë sipas rregullave. Veçanërisht një lojtar i informuar. Nëse ndodh e kundërta, unë besoj se kemi mjete në dispozicionin tonë (për të adresuar atë),”-tha Andrey Kashevarov, nënkryetari i FAS.

Vadim Subbotin, nënkryetari i RKN, tha se reklamat në YouTube shërbejnë si një kanal për nxitjen e sjelljeve anti-shoqërore gjatë fushatës zgjedhore. Ai tha se Google dhe platformat e tjera të mediave sociale ofrojnë instrumente pothuajse të pakufizuara për individët që kërkojnë të destabilizojnë situatën në Rusi.

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.