OPINION

Mos të mashtrohemi, veç nëse kemi lindur për tu mashtruar?!

Shkruan: Skënder MULIQI

As unë, po as shumë kush edhe pse ka dëshirë, nuk ka mundësi ta ndryshon lehtë këtë botë. Rruzullin tokësor kurrë më shumë nuk e kanë udhëhequr njerëzit jo meritor për politkëbërje !Nuk po them ide të re. Dhe, as që po vazhdojë  ndonjë traditë. Secili prej nesh jetën në rini e kemi paramenduar më ndryshe. Kemi pasur ëndrra për një botë me plotë ambicie, karrierë në profesionin që e preferojmë për të ardhmen tonë. Por, e gjithë kjo gjatë rrugëtimit tonë jetësor është shumë më ndryshe. Frika secilin njeri e rrethon. Shpirtrat tonë e shëtisin botën, ose nuk shkojnë më larg nga rrethi ku jetojmë.Njeriu nuk duhet besuar shumë atyre që në një mënyrë janë të humbur, për familjen, rrethin ku jetojnë e më larg…Mençuri është të dimë së si planifikojmë të ardhmen, si do të jetojmë dhe së do të vdesim më nder. Zakonet dhe adetet shpesh I shkruajmë vet. Nuk ia vlen të pranojmë që ta bëjmë jetën nën diktaturë, këtë mos të ndalim ta bëjmë asnjëherë gjatë jetës. Kapitullimi para të keqes është si vdekja e dhunshme. Rrugët tona edhe mund të janë të panjohura, por që sigurisht ato rrugë nuk i preferojmë. Mos të bëhemi viktima të jo moralitetit. Mos t’i kopjojmë askënd, mos t’i kopjojmë  njerëzit  më grada të venitura gjeneralësh …mos të vrapojmë pas atyre që normat e jetës nuk i kanë shkruar mirë. Mos të veprojmë kundër qenies dhe shpirtit tonë, kjo është e tmerrshme. Të mendojmë mirë për veprimet tona, mos ti dëmtojmë të tjerët dhe atdheun, në rrugën e jetës. Lëndimi që mund t’ia bëjmë  Atdheut është shumë i rëndë. Mos të mashtrohemi, veç nëse kemi lindur për tu mashtruar. Ta përqafojmë të mirën karshi të keqes. Prosperiteti në jetë është proces i vazhdueshëm. Nga njerëzorja mos të ikim përjetësisht. Kjo është e frikshme, e tmerrshme, është barrë e rëndë mbi supe …Të bëhemi të vetëdijshëm së kënd po e ndjekim mbrapa. Jetën ta orientojmë kah njerëzorja, tolerance fetare, kah prosperiteti, dashuria për të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote. Jeta e zhytur në kaos është e vështirë, është pa rrugëdalje, është ngushëllim i keq.

Unë nuk them që jam i ditur, kam frikë nga ata të cilët thonë së janë të ditur. Duhet të nderojmë dhe të mësojmë të falim, ko është njerëzore dhe është e dinjitetshme. Të nderojmë përjetësisht të gjithë ata, të cilët na sollën lirinë tonë. A ka gjë më të turpshme dhe më e tmerrshme kur dikujt i pështyhet varri?! Ata që lënë mbrapa vepra dhe emër të fëlliqur, nuk kanë lënë asgjë të vlefshme mbrapa. Gjithmonë mund të mësojmë nga jeta. Katarsisi pozitiv është vlerë njerëzore. Të mësohemi të duam dhe ti besojmë më shumë njeri-tjetrit. Mos të urrehemi, mos të vritemi më njeri-tjetrin, se jemi vëllezër të një gjaku. Me duar të përgjakura nuk kemi mundësi të qesim mbi tavolinë lirinë dhe dashurinë?! Është racion që na mbetet në fyt, është ngushëllim i keq. Këngët e këqija, janë  tepër pikëlluese…Kthimi mbrapa sigurisht së nuk na duhet, sikur nuk na duhet asnjë gënjeshtër e re. Çelja e varreve të reja, se shumë dhe gjatë na I hapën varret armiqtë tanë shekullor, si dhe thyerja e zemrave, është katastrofale për qenien tonë, si dhe për të ardhmen si shtete dhe si komb. As diktaturat e ‘buta’, nuk i duhen njeriut të këtij nënqielli. Do të ishte lumturia jonë individuale dhe lumturia jonë e përgjithshme, që ta flakim urrejtjen. Ta duam atdheun dhe kombin mbi të gjitha, që shumë i kemi harruar…

Leave a Reply

Your email address will not be published.