Mos e leni pa e ndegju/ Gold AG, ia ka dedikuar këngën e fundit atdhetarit të përkushtuar të çështjes kombëtare shqiptare, Jashar Salihut

“Liri a Vdekje” mban titullin kënga e tij e re, të cilën ia ka dedikuar veprimtarit dhe atdhetarit të përkushtuar të çështjes kombëtare shqiptare, Jashar Salihut.
Artisti nga Presheva, Gold AG, sot (e mërkurë) ka publikuar projektin e ri muzikor.
Projekti është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale, ndërsa në një pjesë Arian Agushi (emri i vërtetë) shfaqet duke realizuar një portret të tij.
Teksti dhe muzika është bërë nga vet reperi, ndërkohë që për orkestrimin është përkujdesur Alban Fortuna.
Videoja e veçantë i është besuar produksionit ‘M Production’, kurse piktura në të vërtetë u realizua nga Kastriot Imeri.
Projekti tashmë është i qasshëm në YouTube dhe reagimet e publikut ishin të menjëhershme.
Kush ishte Jashar Salihu?
Jashar Salihu ka lindur në vitin 1953 dhe ka vdekur në vitin 2000 në moshën 47 vjeçare. Ai ishte anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe viseve Shqiptare në Jugosllavi, organizatë kjo e cila kishte shtrirë veprimtarinë në Dukagjin në Drenicë dhe vise të tjera. Salihu ka vepruar brenda Komitetit për Deçan, në kuadër të lëvizjes së udhëhequr nga ideologu dhe veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla.