ROZË

Morena Taraku: Kënga ime e re u dedikohet atyre që besojnë se nuk jam këngëtare

Morena Taraku tash e një kohë është duke punuar në këngën e re.

Këngëtarja shqiptare ka njoftuar fansat se të dielën publikohet me videoklip projekti i saj më ri.

Në fakt, në postimin e fundit të ndarë me ndjekësit në Instagram, Taraku thotë se kënga është për të gjithë ata që kanë menduar se Morena nuk është këngëtare.

“Përshëndetje, kjo shkon për krejt ata që kanë besu që morena nuk është këngëtare. Morena- Swag- prite të dielen e ndëgjoje pa inat”, ka shkruar 26-vjeçarja.

Sa i përket projekteve muzikore, “Dashni” titullohet kënga e saj e fundit në bashkëpunim me ikonën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahun.

Ndërsa tani, presim të shohim se çfarë ka përgatitur bukuroshja jonë për fansat e shumtë të saj