Show Biz

Morena e shijon jetën e saj

Ka disa ditë që janë publikuar disa biseda të modeles dhe këngëtares kosovare, Morena Taraku.

Në bisedat e publikuara, Morena dëgjohet duke përdorur një gjuhë vulgare ndaj një personi të cilin e shan dhe fyen në mënyre të ndryshme.

Pavarësisht këtij skandali, Morena duket se nuk e vret fare mendjen për këte dhe po vazhdon të shijoj jetën e saj luksoze.

Në postimin e fundit që ka publikuar, modelja shihet duke u relaksuar në një pishinë, e ku ka provokuar ndjekësit e saj sërish.