SPORT

Morata: Vërshëllimat e tifozëve nuk do të ndikojnë te loja ime

Luis Enrique ka konfirmuar se Alvaro Morata do të startojë ndaj Polonisë.

Sulmuesi spanjoll humbi disa raste shënimi në ndeshjen ndaj Suedisë dhe pati zëra se ai mund të mbetet në stol për ndeshjen e rradhës.

Ai është deklaruar për media dhe ka thënë se e vlerëson shumë besimin e përzgjedhësit të Spanjës, dhe nuk do të ndikojnë te ai vërshëllimat e mundshme të tifozëve.

“E vlerësoj shumë besimin e trajnerit dhe do të jap gjithçka nga vetja. Ata që më njohin e dinë shumë mirë se sa rëndësi të madhe ka kombëtarja për mua. Unë kam vetëm një gjë për të thënë: na mbështesni, duhet të fitojmë me Poloninë”.

“Asgjë nuk ndodh nëse tifozët zgjedhin të më vërshëllejnë, ka disa gjëra që nuk kuptohen ndonjëherë. Unë jam i pari që kritikoj veten, nuk më ze gjumi natën kur gaboj. Gjëja e mirë është që kam një tjetër shans dhe sigurisht që nuk do të jetë i vetmi. Jam më i motivuar se kurrë për ndeshjen e nesërme”, deklaroi Morata në konferencën për shtypin.