SPORT

Monreal pritet të largohet nga Arsenal

Nacho Monreal mund të largohet nga Arsenali në këtë afat kalimtar, pasi Real Sociedadi po tenton transferimin e tij.

Mbrojtësi spanjoll nuk po luan rregullisht te Gunners, andaj kjo mund të bëjë që ai të largohet në këtë afat në drejtim të vendlindjes së tij. -Sipas asaj që raporton Marca, Monreal tashmë ka arritur marrëveshje me Sociedadin për ta nënshkruar një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi.

Në ditët e ardhshme pritet të ndodhë prezantimi i mbrojtësi spanjoll te Sociedadi, derisa Arsenali po tenton që ta bind lojtarin që të qëndrojë në Emirates edhe në këtë sezon.

Monreal ka kaluar shtatë sezone në fanellën e skuadrës londineze, ndërsa Sociedadi e sheh si një lojtar që mund t’u ndihmojë shumë, shkaku i përvojës që ka. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.