Life Style - Funny

Monika, zonjë shtëpie si çdo grua… Ja çfarë zgjedh në pazar

Nuk besojmë që ka ndonjë njeri në këtë vend që nuk e njeh pasionin që kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka për gatimin.

E kemi parë në ekran duke hapur petë ballkavaje përpara festës së ndërrimit të viteve, duke ndarë eksperienca kulinarie në studio e rrjete sociale dhe së fundmi reporteri i revistawho.com e ka fotografuar duke bërë pazar në këndin e perimeve të stinës.

Si të gjitha zonjat e tjera, që i janë përkushtuar me kohë të plotë familjes dhe kujdesit për më të dashurit edhe Monika duket shumë e dedikuar ndaj shtëpisë në këto ditë, ku dalja e vetme nga banesa është për shkak të pazarit ushqimor.

Siç shihet edhe në këtë foto Kryemadhi, si një amvisë e zonja po zgjedh në këndin e zarzavateve hudhra të njoma, të rekomanduara aq shumë në këto kohë që po jetojmë.

Çfarë do të jetë duke shijuar familja e Monika Kryemadhit këtë drekë nuk dimë ta themi, por mund të themi me siguri që do të jetë një vakt i shëndetshëm me plot vlera ushqyese./revistawho

Image
//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483