Show Biz

Momenti prekës në xhirime bën xhiron e rrjeteve sociale, qeni i pastrehë i ofron ndihmë aktorit të “plagosur” (VIDEO)

Qeni është konsideruar si një kafshë shumë besnike dhe si e tillë është gjithmonë në shërbim të pronarit të tij.

Një video prekës me protagonist një qen është bërë virale në rrjete sociale. Aktori turk Numan Ertugrul Uzunsoy ishte shtrirë në tokë duke u hequr si i lënduar gjatë xhirimit të një skene teatrale në Turqi.

Në këtë moment, shfaqet qeni i pastrehë dhe i afrohet fare pranë fytyrës dhe nis ta lëpijë, duke nënkuptuar në këtë formë se ai ishte aty për t’i ardhur në ndihmë.

Ky episod shkaktoi të qeshura nga të pranishmit.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.