Bota

Momenti kur në Gjermani thyhet një pjesë e vinçit dhe bie në anije, pesë të plagosur

Pesë persona u plagosën lehtë kur një vinç u rrëzua në një port në qytetin verior gjerman të Rostock sot, tha policia.

Një pjesë e vinç ra në një anije që kishte brenda 120 persona, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së një provë në një vinç, i cili ishte ngjitur në anije.

Sipas raporteve fillestare, vinçi këputi kabllon gjatë një provë të ngarkesës së lartë, ku bëri që maja e vinçit të thyhej dhe të binte mbi anije.

Dy nga pesë të plagosurit u transportuan në spital, tha një zëdhënës i policisë.

Rostock është një port i rëndësishëm në pjesën veriore të Gjermanisë. Shtrihet në grykëderdhjen e lumit Warnow, jashtë Detit Baltik.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.