SPORT

Momentet fenomenale të karrierës së Mike Tysoni bëhen virale në internet

Një llogari në rrjetin social Twitter ka sjellë momentet më fenomenale të Mike Tysonit gjatë karrierës së tij.

Legjenda e boksit njihet si njëri ndër sportistët më të mirë të të gjitha kohërave, madje edhe për goditjet e tij të fuqishme.

53-vjeçari që kishte një karrierë të pasur në bokë, gjatë kohës së tij kur ishte aktiv, kishte arritur të shkaktonte 44 nokaute në 58 fitore profesionale.

Në ato video të publikuara, shihet debutimit i Tyson ndaj Hector Mercedes në moshën 18-vjeçare që iu dashen vetëm dy minuta për ta nokautuar, e që aty është edhe meçi kundër Jame ‘Quick’ Tillis në vitin 1987.

Dhe fokusi kryesor është në momentin kur ‘Njeriu më i keq në planet’ kishte përballje me Jesse Fergusonin në vitin 1986, duke sjellë momentet më të mira të takimit.

Por, momenti më i paharruar për tifozët e boksit është viti 1997, atëherë kur Tyson i kishte kafshuar dy herë veshin Evander Holyfieldit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.