Kuriozitet

Momente që të ndalin frymën! Akrobacitë e çmendura të punonjësit, për t’u bërë heroi shpëtimtar i zonës

Momente që të bën të mbash frymën. Një punëtor i patrembur u kacavar përgjatë dy linjave të energjisë për të hequr një degë të pemëve të rënë pasi një fshat ngeli pa energji elektrike në jug të Indisë.

Klipi, i filmuar në Nizampur, Telangana, tregon një punonjës të ndërmarrjes energjetike të njohur vetëm si Noor, pasi ai ngadalë bën rrugën e tij përgjatë telit me tension të lartë.

Pas disa sekondash, ai arrin të largojë degën e pemës së rënë në telat e rrymës, e cila besohet se shkaktoi një ndërprerje të energjisë në fshat. Dhe sërish me shumë kujdes zbriti në tokë.

Kur arrin në tokë ai u përshëndet nga kolegët e tij. Ndërmarrja Energjetike ishte thirrur në fshat, në rrethin Sangareddy, pasi banorët njoftuan se kishin mbetur pa energji elektrike të dielën.

Besohet se dega kishte rënë për shkak të motit të keq me erë të fortë. Noori nuk u plagos pas incidentit.