Kosova

Molliqaj: VV ka fituar se dështoi pozita e deritanishme, nuk i kam dëgjuar fjalimet e opozitës

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se fitorja e VV’së erdhi vetëm pasi që dështuan liderët e mëhershëm dhe ishin të përfshirë në afera korruptive.

“VV ka fituar vetëm pasi që dështoi pozita e deritanishme. Liderët e kaluara ishin të përfshirë në afera korruptive. VV ndryshoi pas ndarjes dhe kaloi nga e majta dhe partia progresiste në një organizim më ndryshe nga ajo që kishin premtuar”, thotë ai.

“Nuk do të thotë që vetëm luftimi i korrupsionit është arsye për fitore. Po ashtu, qasja e tyre për shkurtime të shpenzimeve nuk sjellë zhvillim”

Tutje ai thotë se nuk pret shumë prej opozitës së tanishme, dhe se nuk i kishte dëgjuar fjalimet e tyre ditën e formimit të Kuvendit.

“Nuk i kam dëgjuar fjalimet e tyre, por vetëm disa pjesë të shumë të shkurtëra të shkëputura”, thotë Molliqaj”/Express/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483