Kosova

Molliqaj: Vetëvendosje dhe LDK kanë rezultat më të dobët se në vitin 2017

Ish-deputeti i PSD-së Dardan Molliqaj, ka folur për herë të parë në televizion pas rezultatit të zgjedhjeve.

Molliqaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se rezultatet e zgjedhjeve nuk tregojnë një votë të madhe për ndryshim pasi sipas tij për herë të parë subjekti i parë del me 25% të votave, përcjell Telegrafi.

“LDK dhe Vetëvendosje kanë rezultat më të dobët në zgjedhje se në vitin 2017. Edhe për nga numri i deputetëve këto dy parti janë më keq. Nëse NISMA kalon pragun këto dy parti do të kenë 4 apo 5 deputetë më pak se në vitin 2017”.

Molliqaj ka thënë se votuesi i PSD që ishte në sondazhe nuk ka ardhur në AAK pas koalicionit të arritur.

Ai thotë se përgjegjësia për humbje është ekskluzivisht e PSD-së dhe nuk duhen kërkuar diku tjetër.

“Njerëz kur humbin duhet të kenë kurajën për të mos u bërë humbës të këqij. E as fituesit nuk duhet të bëhen fitues të këqij”.

Molliqaj thotë se megjithatë është pozitive që partitë opozitare kanë marrë shumicën e votave dhe tash e kanë mundësinë të bëjnë ndryshimin./Telegrafi/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483