Molliqaj reagon për skandalin e Speciales: Kosova e lirë nuk po e mbron UÇK-në

Edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar për skandalin e Speciales.
Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj tha se Kosova e lirë, “nuk po e mbron UÇK-në.
“Gjykata Speciale si strukturë është e mundur vetëm në boshllëkun që krijohet nga mungesa e shtetit. Kështu është historiku i saj. Por, politika nuk e duron boshllëkun. Ai do të mbushet, materiali do të gjendet”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se Kosova nuk po i mbron njerëzit e saj, dhe ky boshllëk po mbushet me materiale të fabrikuara.

“Qeveria nuk lë gur pa lëvizur tu i luftu Gjykatat këtu. Kur jemi të Specialja, na e ruan pavarësinë e gjyqësorit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kosova e “shlirë” nuk e mbron UÇK-në. Nuk e mbron edhe kur të drejtat e njeriut shkelen. Është mjaftuar, e shijon lirinë.

Gjykata Speciale si strukturë është e mundur vetëm në boshllëkun që krijohet nga mungesa e shtetit. Kështu është historiku i saj. Por, politika nuk e duron boshllëkun. Ai do të mbushet, materiali do të gjendet.

Janë gjithë ato vërejtje për Gjykatën qysh në krye të herës. Qe nga emergjenca që krijoi horrori me organe, deri te paradoksi i Tribunalit kosovar me seli në Hagë.

Aktakuza është me vonesë; si mos me mjaftu kjo, hetimet vazhdojnë edhe pas aktakuzës; ndërkohë, njerëzit i mbajmë të mbyllur, kaluan 2 vjet.

Avokati i Kadri Veselit tregoi dje të reja për Specialen. Dëshmitarë të rekrutuar nga agjentë të BIA-së serbe, disa sosh.

Kosova nuk i mbron njerëzit e saj. Ky boshllëk po mbushet me materiale të fabrikuara. Qeveria nuk lë gur pa lëvizur tu i luftu Gjykatat këtu. Kur jemi të Specialja, na e ruan pavarësinë e gjyqësorit.

Kosova e “shlirë” nuk e mbron UÇK-në, edhe kur të drejtat e njeriut shkelen. Është mjaftuar, e shijon lirinë.

Go to TOP