Kosova

Molliqaj: Koalicioni i rançit të Prapashticës

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, se po zhvillojnë takime fshehtazi nëpër kafe e shtëpi luksoze në Hajvali për të ndarë kulaçin e pushtetit.

Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka pohuar se LVV-së iu shpërfaq fytyra e vërtetë e zhytur në terrin e Prapashticës.

“Dikur PAN-i takohej fshehtazi nëpër kafe e shtëpi luksoze në Hajvali për të ndarë kulaçin e pushtetit në emër të së ‘mirës së popullit’. Sot, VV e LDK, pasi dështuan që të formojnë qeverinë duke u takuar nëpër zyret e institucioneve, iu rikthyen metodës së vjetër të takimit nëpër lagje periferike të Prishtinës ku gjinden rançet luksoze të pushtetarëve të djeshëm. VV-së, që në dukje të parë shihet si parti e majtë e transparente, iu shpërfaq fytyra e vërtetë e zhytur në terrin e Prapashticës”, ka shkruar Molliqaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Në shkrimin e bërë, Molliqaj ka thënë se këto janë shenjat e para të popullizimit në ardhje.

“Çka mund të jetë dukur në fillim si kthim i shpresës e qeverisje progresive u kthye brenda 3 muajve në stagnim institucional për hir të kulaçit të pushtetit. Këta hapur kritikuan elitat politike të korruptuara dhe u munduan që t’i delegjitimojnë vetëm që në fund të shndërrohen në po të njëjtit që ishin në pushtet”, vijon shkrimi i tij.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483