Kosova

Molliqaj kërkon veting në drejtësi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar lidhur me publikimin e një video ku përmendet emri i Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ku të përfshirë janë edhe dy të dyshuar të grupit që hetuesia pretendon se janë marrë me fajde.

Molliqaj, duke kritikuar sistemin e drejtësisë për mos veprim dhe të kapur nga “Klani Pronto”, thotë se vendit i duhet vetingu në drejtësi.

“Vetëm në këtë mënyrë mund t’i sjellim para drejtësisë të gjithë ata që janë të përfshirë në afera kriminale dhe korruptive në vend”, ka thënë ai.

Reagim i plotë:

Tash u kuptua se videoja që po qarkullon nëpër media ku thuhet qartë se Kadri Veseli i ka marrë 200 000 euro nga një biznesmen, ka gjashtë vite që sillet nëpër sirtarët e institucioneve tona të drejtësisë.

Përkundër kësaj, Kadri Veseli lëre më që nuk është gjykuar apo dënuar, por ai nuk është ftuar as edhe njëherë në gjykatë për tu intervestuar lidhur me këtë rast.

Kjo dëshmon atë që e themi tash e shumë vite me radhë; sistemi i drejtësisë në Kosovë ka qenë dhe vazhdon të mbetet i kapur nga klani Pronto.

Kosovës i duhet urgjentisht vetingu në sistemin e drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë mund t’i sjellim para drejtësisë të gjithë ata që janë të përfshirë në afera kriminale dhe korruptive në vend.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483