Kosova

Molliqaj: E vërteta del sheshit, Glauku ishte SHIK, Albini mori pare nga Devollët

Kandidati për deputet nga radhët e PSD’s, Dardan Molliqaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka shkrue se ajo çka ka thanë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe njerëzit e saj ka qenë e vërtetë.

Postimi i plotë:

Krejt çfarë kam thënë për VV-në dhe njerëzit e saj ka qenë e vërtetë. Kanë tentuar të shpifin e të shmangen. Në fund as në debate spo dalin. Por e vërteta po iu del sheshit. Edhe për Glauk Konjufcën që ishte SHIK, e edhe për Albinin që mori para nga Devollët.

Do ta them të vërtetën vazhdimisht, sado e vrazhdë që i duket dikujt. Sepse ata që shpifin e ua mveshin të tjerëve gjërat që i kanë bërë vetë, janë të rrezikshëm për Kosovën. E Kosova nuk e ka luksin ta largojë nga pushteti një PDK, për me e sjellë në pushtet një PDK 2.0 (VV).

Kosovës i duhet koalicioni i ynë fitores që guxon të marrë vendime të mëdha dhe ta zhvillojë vendin.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483