Kosova

Mohimi i Masakrës së Reçakut, Meta flet për deklarimet e Vuçiq

President Ilir Meta i ka cilësuar si të papranueshme deklarimet e Presidentit Vuçiq, i cili e mohoi masakrën e Reçakut në një deklarim të disa ditëve më parë.

I ftuar në emisionin 360 gradë në tv ora, Meta tha se Presidenti i Serbisë tentoi të provokojë shqiptarët.

“E papranueshme të thuash që masakra e Reçakut ishte një trillim, sepse kjo do të thotë se ti mohon një genocid të kryer në zemër të Europës. Kjo nuk mund të pranohet, sepse nesër ai mund të thote se Srebrenica nuk ka ekzistuar etj dhe kjo nuk mund të pranohet. Ai nuk duhet të provokojë shqiptarët dhe bashkëpunimin rajonal”, tha ai.

Meta ka folur gjithashtu dhe për akuzat e kryeministrit Rama në adresë të Ramush Haradinajt.

“Fyerjet e ketij individi ndaj liderve politikë të Kosovës janë totalisht të papranueshme. Ti nuk mund të hash dreka e darka me udhëheqesit e Serbisë dhe nga ana tjetër të fyesh politikanët e Kosovës. Sa u perket akuzave të Rames ndaj Ramushit, nuk më shqetesojnë sepse të gjithë e dinë se ai të vertetat e tij i ka mbrojtur në çdo nivel. Rama nuk mund të eksportojë konfliktet e brendshme në Kosovë”, tha Meta.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.