Kosova

Mogherini: Taksa të hiqet menjëherë që Dialogu të vazhdojë – s’ka kohë për të humbur

Ndërmjetësja e Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, njëherësh Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, ka thënë edhe njëherë se taksa ndaj mallrave serbe duhet të tërhiqet menjëherë.

Mogherini tregoi se këto komente i ka bërë gjatë telefonatës që ka zhvilluar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Fola me Presidentin Hashim Thaçi. Ritheksova se taksa duhet të hiqet në mënyrë që Dialogu të vazhdojë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Normalizimi i marrëdhënieve është qenësor për Kosovën, Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor. Nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar Mogherini në Twitter.raporton koha

Federica Mogherini@FedericaMog

Spoke to President @HashimThaciRKS : reiterated that the tariffs need to be revoked so #Dialogue is resumed as soon as possible. Normalisation of relations crucial for #Kosovo #Serbia #WesternBalkans #EU. No more time to lose.648:03 PM – Feb 1, 2019Twitter Ads info and privacy69 people are talking about this

Më herët, edhe Thaçi tregoi për bisedën me Mogherinin, ku tha t’i jetë ankuar asaj për kushtëzimet që po i vë Serbia për të vazhduar Dialogun. Ai tha se taksa duhet të hiqet menjëherë.

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.