Kosova

Mogherini komenton aksionin e djeshëm të policisë në veri të Kosovës

Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut në të kundërtën, sipas përfaqësues së lartë së BE-së, Federica Mogherini, ka rrezik të kthimit të forcave të errëta të së kaluarës dhe të konfrontimit.

Këto komente, ajo i bëri teksa po fliste për aksionin e djeshëm policor në komunat veriore të Kosovës.

“Ajo që ndodhi dje na tregon se Prishtina dhe Beogradi duhet të kthehen në tavolinën e dialogut dhe të pasojnë me marrëveshje obliguese. Ajo që ndodhi dje është përkujtues se të gjithë ne jemi për marrëveshje obliguese pasi i tërë rajoni përfiton. Është e vërtetë, fola për bashkëpunimin në rajon. E dimë dhe pajtohemi që tendencat e së kaluarës për konfrontim, ose për retorika që nuk janë bashkëpunuese, mund të dalin në çdo moment. Dhe, për këtë arsye them se jemi në një udhëkryq”, tha Mogherini.

Mogherini tha se status-kuoja aktualisht nuk është e qëndrueshme dhe se situata është në udhëkryq dhe se Kosova duhet të heqë taksën ndaj mallrave serbe për t’i hapur rrugë dialogut.

Ndërkaq, Komisionari për zgjerim, Johanes Hahn, ka thënë se do të ketë një tentativë tjetër gjatë muajit qershor për të zhbllokuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

Hahn ka përmendur Maqedoninë e Veriut dhe marrëveshjen historike me Greqinë si shembull për të gjitha vendet e rajonit, duke thënë se Maqedonia është shteti i vetëm në Ballkan që nuk ka konflikt me asnjë nga shtetet fqinje.

Zyrtarët e BE-së kanë rekomanduar hapje të negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//oackoubs.com/4/3473483