Rajoni

Mogherini: Inkurajim të fortë për reforma të mëtejshme për Shqipërinë

Presidenti Ilir Meta është zyrtari i parë shqiptar që është takuar me përfaqësuesen e lartë Federica Mogherini.

Sipas agjendës së Mogherinit, takimi pasardhës është me kryeministrin Edi Rama, në zyrën e të cilit ajo ka shkuar në këmbë nga Presidenca.

Ndërkaq, zëdhënësja e saj Maja Kocijancic shprehet se zyrtarja e Bashkimit Evropian jep një inkurajim të fortë për reforma të mëtejshme.

Ndryshe, dje Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë.