Rajoni

Mogherini: Ballkani është Evropë, edhe pse nuk është plotësisht pjesë e BE

Ministrat e jashtëm të BE kanë diskutuar në takimin e Luksemburgut për Ballkanin perëndimor, ndërsa shefja e diplomacisë dhe sigurisë së BE, Frederica Mogherini  tha se ka pasur shkëmbim të mendimeve si  me partnerët e Ballkanit perëndimor të bashkëpunojmë më mirë në cështjen e sigurisë së përbashkët dhe prosperitetit.

Përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme e konsideroi të rëndësishëm diskutimin.

“Ballkani perëndimor është rajon strategjik për Evropë. Kjo është Evropë, edhe pse nuk është plotësisht pjesë e BE”, tha Mogherini.

Ajo tha se pas miratimit të raportit të progresit të vendeve që janë në proces të evrointegrimit, do të udhëtojë në Ballkanin perëndimor.  Ajo në rajon do të qëndroj deri më 19 prill ku do ta vizitojë Shqipërinë, Maqedoninë, Mali i Zi dhe Serbinë.

Diskutimet e e ministrave të jashtëm të BE për Ballkanin perëndimor po zhvillohet me qëllim të përgatitjeve për samitin e radhës së BE-Ballkani perëndimor  I cili më 17 maj do të mbahet në Sofje. Nga Këshilli është thënë se pjesëmarrja e Serbisë është kyç për këtë ngjarje.

“Është me rëndësi që në Samitin e Sofies do të marrin pjesë të gjitha 28 vendet anëtare si dhe gjashtë partnerët nga Ballkani perëndimor. Është kyçe është ekziston pajtimi i plotë, jo vetëm për shkak të obligimeve që po ndërmarrin partnerët nga Ballkani perëndimor  por edhe për shkak të mbështetjes unike të 28 vendeve anëtare”, theksojnë burime diplomatike në Këshill. /Kosova.info/