Show Biz

Modelja shqiptare e penduar për operacionet plastike: Dua t’i heq

Një ndër modelet më sexy në Kosovë dhe Shqipëri, Vildane Zeneli, njihet si një vajzë mjaft aktive dhe provokuese me postimet që bënë në rrjetet sociale.

Ajo di të jetë në qendër të vëmendjes me fotografitë dhe videot që poston sidomos në rastet kur shfaq trupin e saj sexy, shkruan Kosova.info.

Ajo përveç kësaj është përfolur shumë edhe për operacionet plastike që mund të ketë bërë ë shumta në numër.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “N’drrimi Natës” ku ka folur më shumë për jetën e saj private, e cila ka pranuar se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale në fytyrën e saj, por është shprehur se është penduar tepër shumë për bërjen e buzëve.

“Pse i bëre buzët?”- e ka pyetur moderatori Alaudin Hamiti modelen.

Ajo nuk ka nguruar aspak dhe është shprehur:

“I bëra prej qejfit. Po palidhje shumë, i kam rënë pishman dhe tani dua t’i heq”.