Show Biz

Modelja Hoxha vetizolohet, flet edhe për gjendjen e rënd në Itali nga COVID -19

Modelja e njohur Aurela Hoxha, së fundmi ishte në një lidhje Skype nga Barcelona për emisionin “Rudina” në TV Klan.

Spanja momentalisht renditet qyteti i dytë në Evropë për numrin e vdekshmërisë nga virusi COVID-19, pas Italisë.

Bukuroshja shqiptare tregon se përpara se të shkonte në Barcelonë, kishte qenë në Milano ku situata ishte disi më e rënduar dhe frika ishte e madhe.

“Po, në këto momente jam në Barcelonë, mbyllja ka filluar që një javë. Përpara kësaj unë isha në Milano në ditët kur filloi gjithë kjo dhe frikën më të madhe e kam kaluar ditët e para. Dëgjoheshin vetëm rastet e para por frika ishte e madhe, sidomos për ne që ishim turistë patjetër duhet të largoheshim”.

View this post on Instagram

ndryshojme teme? @endritmertiri 📸 ❤️

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

“Më pas u ktheva në Barcelonë ku më prisnin edhe familja ime sepse me datë 27 shkurt ishte edhe ditëlindja, ne po festonim këtu, çdo gjë ishte normale. Të hënën e kaluar njerëzit janë mbyllur dhe çdo gjë është pezulluar”, ka thënë ndër tjerash Hoxha.

Aurela shpesh udhëton nga Shqipëria për në vende të ndryshme në botë për shkak të profesionit të saj prej modeleje.

Ajo vazhdon të jetë shumë e kërkuar në treg dhe një nga femrat më atraktive në trojet shqiptare.