Show Biz

Modelja e njohur me famë botërore Kate Moss pretendon një dasme intime

Është një nga modelet me të njohura me famë botërore, e cila ka patur një jetë të trazuar sa i përket aspektit personal.

Megjithatë duket se tashmë modelja Kate Moss ka gjetur ekuilibrin e kërkuar. Sipas “The Sun” ajo dhe partneri i saj Nikolai von Bismarck janë duke menduar të lidhen në martesë.

Lidhja e tyre është duke shkuar mjaft mirë dhe për këtë arsye çifti po mendon që të hedhë këtë hap në verën e vitit 2020.

Ceremonia e e martesës është menduar tradicionale dhe mjaft intime. Gjithashtu disa burime afër tyre janë shprehur se tashmë Moss ka përmirësuar edhe marrëdhënien me familjen e partnerit të saj, me të cilën në fillim ka patur mosmarrëveshje.

Ajo është nënë e një vajze dhe prej vitesh ka vuajtur nga varësia ndaj alkolit, prej të cilit ka hequr dorë vetëm 18 muaj më parë.