Love & Sex

Modelja e njohur flet për jetën seksuale: Më pëlqen fillimisht të…

Modelja e bëshme Ashley Graham, e cila gjendet në pritje të ëmbël, ka folur së fundmi për jetën seksuale. Në një intervistë për “A Little Late With Lilly Sing”, Ashley tregoi se i pëlqen të lutet përpara se të bëjë dashuri, sikurse edhe të shoqit.

“Unë dhe bashkëshorti im lutemi bashkë darkave, sepse mua më pëlqen, po kështu dhe atij. Kur lutemi bashkë, është më e fuqishme”-tha modelja, duke shtuar: Kur jemi duke u lutur, sikur ndjejmë diçka. Dhe pasi lutemi, sepse i kemi prioritetet në vijë, i futemi punës. Si përvojë, na lidh më shumë me njëri-tjetrin në aspektin fizik dhe shpirtëror.

Kur u pyet se si ajo dhe i shoqi arrijnë ta mbajnë pasionin gjallë edhe pas tetë vitesh martesë, Ashley u përgjigj: Thjesht bëni seks. Bëni seks gjatë gjithë kohës. Edhe nëse s’jeni në humor, thjesht bëni seks. Kuptova që kur s’bëjmë seks, jam e acaruar dhe thumbuese. Pastaj e bëjmë dhe s’i shqitemi dot njëri-tjetrit. Thjesht themi ‘le ta bëjmë’ dhe na rikthehet humori.

Leave a Reply

Your email address will not be published.