Kosova

‘Mo bre, mu paskan thy dy krahët’ – Si kishte reaguar Rugova për vrasjen e Aganit

Adnan Merovci, ish-shef i Protokollit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova, thotë se gëzimi më i madh i ish-presidentit ishte kur ndërhyri NATO në Kosovë.

“Ndër momentet më të lumtura është bomba e parë ku Rugova është gëzuar si fëmija dhe e kam pa të ngazëllyer tamam si një fëmijë kur gëzohet”, ka thënë Merovci në “Dhoma e Rrëfimit”.

Merovci thotë se atë ditë ai nuk e kishte ndezur as cigaren për 8 orë, përderisa thotë se ‘iu kishin këput krahët’.

“Një ndër momentet më të vështira të tij është kur kam qenë me 7 maj 1999 në aeroportin e Romës kur e kuptova se është ekzekutuar profesor Agani dhe kur i kam treguar presidentit, ai ka qenë në nervoz kur e kuptoi se ka diçka të pakëndshme. I thash ngushëllime Aganin e kanë ekzekutu, ai ka thënë “mos bre mu paskan thy dy krahët” dhe ka hesht. Nëse Rugova nuk ka pi 8 orë cigare flet se me atë gjest e ka shpreh hidhërimin e tij”.