Mediat serbe: Vuçiqi vazhdon qëndrimin në Bruksel, takon Escobarin e Lajçakun

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka vazhduar diskutimet me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak si dhe me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Kështu të paktën raporton “Tanjugu” serb, ndërkaq më pas edhe Radio Televizioni i Serbisë.

Sipas këtyre mediumeve, Vuçiq aktualisht është në takim me Lajçakun e Escobarin.

Ndryshe, në takimin e sotëm disa orësh mes kryeminstrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti si dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq nuk pati marrëveshje për situatën aktuale dhe çështjen e reciprocitetit i cili shkaktoi tensione muajin e kaluar në veri.

Nga BE ndërkaq thanë se takimet do të vazhdojnë dhe do të ketë përpjekje tjera për të dalë nga situata.

Go to TOP