SPORT

MKRS-ja nënshkruan memorandumet me KOK-un dhe me federatat e sporteve kolektive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar të hënën memorandumet e bashkëpunimit me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe me katër federatat e mëdha të sporteve kolektive.

Kjo bënë të mundur që KOK-u dhe FFK-ja, FBK-ja, FHK-ja dhe FVK-ja të marrin paratë që u takojnë nga shteti, në bazë të rregullores së kategorizimit. MKRS-ja ka premtuar se ditëve në vazhdim federatat do të kenë në xhirollogaritë e tyre mjetet që u takojnë.

Në fakt do të ndahen mjetet për tre muajt e parë të vitit 2020. Nga federatat sportive vazhdimisht ka ankesa për vonesë në ndarje të mjeteve nga MKRS-ja. Federatat që kanë pasur aktivitete në tre muajt e parë të vitit janë ende duke pritur për të bërë pagesat.

Pos FFK-së, federatat tjera sportive burimin kryesor të të hyrave e kanë nga buxheti i shtetit. Madje shumë federata buxhetin e shtetit e kanë burimin e vetëm.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.