SPORT

Mjeshtri i shahut nga Shqipëria ndërron jetë gjatë garës në Prishtinë

Federata Shqiptare e Shahut përmes rrjetit social, Facebook, ka njoftuar për vdekjen e mjeshtrit, anëtarë të saj, Harrallamb Boshku, deri sa po luante në kuadër të Turneut Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ai vdiq dje, ndërsa varrimi i tij do të bëhet nesër në Durrës.

Në vazhdim, postimin e plotë të FSHSH-së:

Me hidhërim njoftojmë ndarjen e papritur nga jeta të FIDE MASTER HARALLAMB BOSHKU (1953-2019)

Varrimi bëhet nesër, datë 5 ora 12:00. Homazhe për nder të tij do të organizohen pranë Pallatit të Kulturës , Durrës, nesër , ora 11-12 dhe më pas përcjellja për në banesën e fundit !

Boshku ndërroi jetë në garë, dje pasdite, gjatë zhvillimit të Turneut Ndërkombëtar (rapid) të Prishtinës.

Harallamb Boshku ishte njëri nga Mjeshtrat me gjurmë të shkëlqyera në sportin e shahut dhe me kontribut të vazhdueshëm në stërvitjen e brezit te ri.

FSHSH i përcjell ngushëllimet e sinqerta familjes dhe komunitetit te shahut!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.