Kosova

Mjekut dhe profesorit i caktohet sot masa e paraburgimit për rastin e Drenasit

Profesori Shkëlzën Xhekaj, i cili po dyshohet për keqpërdorim seksual dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare është arrestuar dy ditë më parë. Bashkë me të është arrestuar edhe doktori Fehmi Ahmeti, nën dyshimin se ka bëre ndërprerjen e palejuar e shtatzënisë- abort.

Ata me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje, derisa sot pritet të dalin para gjykatës për t`u përballur me kërkesën e prokurorit.

Ndërkohë, që për abuzimin me të miturën dy ditë me parë Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar 30 ditë paraburgim policit të dyshuar Vesel Veselit. /Express