Kombëtare

Mjeku nga Klina kapet duke punuar në klinikë, izolohet meqë dyshohet se pati kontakt me të infektuar me koronavirus

Sipas raportit 24 orë të Policisë së Kosovës ai është gjetur duke punuar në klinikën e tij private, duke mos respektuar kështu vendimet e qeverisë në kohë të pandemisë – shkruan Kosova.info

Rasti ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, të mërkurën rreth orës 16:58.

Më pas, mjeku është vetë izoluar, bashkë me punëtorët dhe familjarët pasi që të njëjtit dyshohet se kanë pasur kontakt me klientë që dyshohet të jenë të prekur nga koronavirusi.

“Rr. Sadik Rama, Klinë 25.03.2020-16:58.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (mjek), është hasur duke punuar në klinikën e tij private duke rënë në kundërshtim me vendimet e marra. I njëjti është vetë izoluar me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient që dyshohet të jenë të infektuar”, thuhet në raportin policor. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.