SHËNDETËSIA

Mjeku kosovar që mposhti COVID-in, jep këshilla se si duhet vendosur maska

Doktori, Visar Zekaj, i cili para pak ditëve u shërua nga virusi COVID-19, i lut qytetarët që maskën ta vendosin në mënyrën e duhur, sepse, sipas tij, në disa mënyra se si e vendosim, aspak nuk jemi duke u mbrojtur nga virusi.

Ndryshe, rastet pozitive çdo ditë e më shumë po shtohen në vendin tonë.

Shumë shqetësuese është lakorja e rasteve te vdekjeve e cila ka një ngritje të lartë.

Institucionet vendore e ato botërore të shëndetësisë po vazhdojnë të bëjnë thirrje që të respektojmë masat mbrojtëse sepse situata nuk është aspak e mirë.

E stafi mjekësor janë ata që përveçqë po kujdesen për qytetarët 24/7 gjithashtu çdo ditë bëjnë thirrje për vendosje të maskës, mbajtje të distancës higjienë personale.

“Vendosja e maskës ka rëndësi të madhe për të penguar përhapjen e coronavirusit e cila po shkakton sëmundjen COVID 19.Disa qytetarë maskën janë duke e shfrytëzuar sa për të thënë që kam maskë dhe për t’i ikur dënimeve të policisë, por nuk e vendosin në mënyrë të duhur për t’u mbrojtur, dhe në këtë mënyrë ata po shkaktojnë autoinfeksion.

Më poshtë keni të demonstruar se si duhet vendosur në mënyrë të drejtë.

Mbani maska, mbani distancë, mbani higjenë!”, shprehet ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.