Kosova

Mjeku kosovar në Gjermani nxjerr të dhëna për imunizimin e vaksinave, ja rekomandimi për Kosovën

Mjeku kosovar në Gjermani, Fahri Beqaj ka nxjerr disa detaje interesante reth imunitetit të vaksinave anti-Covid.

Ai ka treguar për një studim i cili është bërë me 842 mijë pjesëmarrës të zhvilluar në Suedi (Swedish Population Cohort Study). 

“Rezultatin më të mirë e tregon kombinimi AstraZeneca/Biontech (66%), ndërsa imuniteti te ata që kanë marr dy doza AstraZeneca pas 4 muajsh ka rënë në 41%.”, ka shkruar Beqaj në Facebook.

Madje, sipas tij, dozat përforcuese (Booster) aktualisht rekomandohet të jepen 5 deri 6 muaj pas dozës së dytë. 

“Kjo do të duhej të ndodhte sa më shpejt edhe në Kosovë në mënyrë që mos të paraqitet një valë e katërt agresive me numër të madh të infeksioneve dhe të vdekjeve nga Sars-Cov-2.”, ka shkruar ai në postim në rrjete sociale.

Shfaq më shumë
//oackoubs.com/4/3473483