LAJMET

Mjekja shqiptare ne Gjermani Dr. Dollenberg tregon se nga kur do të nisë vaksinimi anti-COVID në Kosovë

Në kohën kur është paralajmëruar se vaksina kundër Covid-19 mund të jetë e gatshme për përdorim para vitit të ri për SHBA-në dhe shtetet e Evropës, e vetmja shpresë për sigurimin e kësaj vaksine për Kosovën mbetet aleanca “Covax”.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë se që nga korriku është në kontakt me këtë aleancë, por nuk ka dhënë detaje nëse qytetarët e Kosovës do ta kenë në dispozicion vaksinën në kohë të njëjtë si shtetet e tjera.

“Duke filluar nga janari i 2021 do të fillojë vaksinimi i popullatës në Gjermani me vaksinën Pfizer të prodhuar nga kompania Biontech. Këtë e konfirmon presidenntja e Federatës së Mjekëve Shqiptare të Europës, Aurora Dollenberg.

E derisa shteti i Gjermanisë është në mesin e shteteve të para që do të nisë vaksinimin e popullatës, disa mjekë shqiptarë në diasporë kanë nisur përpjekjet e tyre që të fusin Kosovën e disa vende të Ballkanit në listën e shteteve që do të kenë qasje në këtë vaksinë.

Nje gje te tille e ka bere te ditur per gazeten zvicerane “Le Canton27.ch” dhe tv Koha Dr. Aurora Dollenberg, presidente e Federates se Mjekeve Shqipar në Evrope

Distributorët thonë se vaksinat të cilat sigurohen përmes aleancës “Covax” janë të garantuara, derisa pjesa tjetër do të blihen përmes procedurave tenderuese.