Kosova

Mjekët kosovarë nga vija e frontit me koronavirusin: Mos bëni panikë, do ia dalim

Tre mjekë kosovarë kanë postuar një video në rrjetet sociale ku janë nga karantinat ku po mbahen dy të infektuarit e parë në Kosovë me Covid-19 

Coronavirusi sot erdhi edhe në Kosovë, ku u diagnostifikuan dy rastet e para. 

Një pacient është 77 vjeçar dhe vije nga Vitia, kurse një paciente tjetër është nga Italia dhe ka vetëm 20 vjet dhe që erdhi si e dyshuar me infeksion nga komuna e Klinës. 

Në orët e mesnatës, të tre mjekët kosovarë kanë postuar një video ku janë nga vijat e frontit dhe po punojnë për ti shëruar pacientët e parë. 

“Përshëndetje. Sot për momentin jemi në vendin e punës ku u konfirmuan dy raste. Mos bëni panikë qytetarë të nderuar sepse ne do ti përballemi me këtë stres. Suksese bashkë do ia dalim, pa panikë, pa frikë. Jemi në shërbim të popullit”, thonë ata. 

Kosova shënoi sot dy raste me koronavirus derisa qeveria mori masa edhe të tjera si mbyllja e kufijve edhe ajror dhe tokësorë por edhe mbyllja e lokaleve dhe pabëve deri më 27 mars. /GazetaExpress/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.