Kosova

Mjekët katolikë në Infektivë u kujdesen për pacientët me Covid në ditën e Bajramit

 Klinikën Infektive në QKUK sot po kujdestarojnë dy mjekë të cilët i përkasin besimit katolik.

Ekipa kujdestare përbëhet nga Dr. Vera Ndrejaj dhe Dr. Zef Mihili. Ata të dy ua kanë mundësuar kolegëve të tyre të besimit islam që të festojnë festën e Bajramit me familjet e tyre. Në kujdestari janë edhe dr. Albina Ponosheci dhe dr. Teuta Mustafai, si dhe anesteziologu dr. Arben Kryeziu, shkruan Gazeta Shneta.

Ndrejaj dhe Mihili janë duke trajtuar sot 9 pacientë pozitiv me Covid-19, ndërsa i kanë në monitorim edhe tre të tjerë të cilëve iu janë dërguar mostrat për testim në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ndrejaj në një deklaratë për Gazetën më herët ka treguar se tre pacientë janë në mjekimin intensiv, ndërsa një prej tyre është në gjendje më të rëndë dhe i intubuar.

Kujtojmë se në Kosovë deri më tani janë prekur 1032 persona nga koronavirusi, 785 janë shëruar ndërsa të paktën 30 persona kanë ndërruar jetë. 

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483