SHËNDETËSIA

Mjekët holandezë vizituan QKUK’në

Gjatë dy ditëve të fundit, Prof. Gertjan Kaspers (Drejtor i Akademisë së Qendrës Princesha Maxima) dhe Dr.Martine van Grotel (udhëheqëse e Programit të Qendrës Princesha Maxima në Kosovë), vizituan repartin e Hemato-onkologjisë pediatrike në QKUK për të punuar së bashku dhe për të shkëmbyer njohuritë dhe përvojat e tyre me mjekët tanë.

Kosova u bë pjesë e Programit të Qendrës Princesha Maxima vitin e kaluar dhe qëllimi i partneritetit dhe i programit është përmirësimi i kujdesit mjekësor për fëmijët me kancer në QKUK, në mënyrë që të rritet niveli i mbijetesës për këta pacientë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.