Kosova

Mjegulla mbulon Prishtinën, policia bën apel për kujdes

Policia e Kosovës ka kërkuar të shtohet kujdesi tash në kohën kur mjegulla është shfaqur në nivel më të lartë.

“Mjegulla mund të jetë rrezik për shoferët”, thuhet në apelin e PK-së.

Në këtë kohë, policia kërkon të mbahen vazhdimisht dritat e shkurtra dhe ato të mjegullës. Gjithashtu, duhet mbajtur nën kontroll edhe shpejtësia e lëvizjes.

“Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes”, thuhet ndër tjera.

Policia e Kosovës thotë se mjegulla mund të krijojë iluzion optik dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë se që janë duke vozitur.

“Mbani vëmendjen, mos shpejtoni”, thuhet ndër tjera në apelin e tyre.

Image