EKONOMI

MIT me informata rreth procedurave të ankimimit ndaj kompanive ajrore

Me qëllim të mirë informimit të qytetarëve, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ndanë informata të rëndësishme për procedurat e ankimimit për të gjithë ju që udhëtoni nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

“Për të dytin vit, në objektin e aeroportit, e gjeni edhe Zyrën e MIT për Ankesa dhe Kërkesa të Pasagjerëve.
 
MIT në rast të mohimit të embarkimit, vonesave të gjata, apo anulim fluturimi ju fton të ndiqni procedurat e ankimimit. Mbrojtje për të gjitha këto u siguron Rregullorja 2008/5 për mbrojtjen e udhëtarëve, që është e njëjtë me Rregulloren 261/2004 të Bashkimit Evropian.
 
Të gjithë udhëtarët që kanë ankesa për një kompani ajrore, duhet ta plotësojnë formularin e BE-së të cilin mund ta gjejnë në ueb faqen e MIT dhe të njëjtën ta paraqesin në kompaninë në fjalë. Në rast se ajo brenda 6 javëve nuk u përgjigjet ose nuk jeni të kënaqur me përgjigjen e tyre, atëherë formularin duhet ta dërgoni në Departamentin e Aviacionit Civil në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit nëpërmjet e-melit avioudhetaret@rks-gov.net, ose në adresën Bulevardi Nënë Tereza, ish Ndërtesa e Gërmisë 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
 
Ju kujtojmë, se MIT nuk bënë kompensim të udhëtarëve që mashtrohen nga kompanitë ajrore, por ndërmerr masa ligjore kundër këtyre të fundit.
 
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është e gatshme të pranojë dhe shqyrtojë ankesat e juaja për udhëtimet përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” .
 
Shfrytëzoni të drejtat tuaja! Republika e Kosovës kujdeset për ju!
 
MIT mbetet e përkushtuar të krijojë cilësi dhe standard në çdo fushë.
 
Në linkun në vijim ju lutem gjeni videon informuese për avioudhëtarët:
 
https://we.tl/t-i4w7QpCEJ3″, thuhet në komunikatën për media të MIT-së. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.