Kosova

Misioni i Vëzhgimit i BE-së publikon raportin për zgjedhjet e 6 tetorit

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian sot do të mbajë konferencë për media.

Vëzhguesit do të publikojnë raportin final për zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar dhe rekomandimet.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, njëherit deputete e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel.

Konferenca është planifikuar të mbahet në ora 9:30 në Prishtinë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.