Kombëtare

Mision i kompletuar, katër fëmijë e një grua kthehen në Shqipëri nga kampi Al-hol në Siri

Amar Rasha, Emel Rasha, Hatixhe Rasha nëna e tyre Floresha Rasha dhe 13-vjeçari Endri Dumani, sot kanë mbërritur në Shqipëri pas shumë vitesh në Siri.

Pamjet nga mbërritja e tyre në aeroportin e Rinasit, të shoqëruar nga kryeministri Edi Rama, janë transmetuar drejpërsëdrejti nga televizionet shqiptare, raporton Tch.

Pranë aeroportit të pranishëm ishin dhjetëra familjarë të fëmijëve që po prisnin me padurim kthimin e tyre.

Në këtë pritje nuk kanë munguar edhe lotët. Në një intervistë, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nuk i ka përmbajtur dot lotët.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa mbante një fëmijë në krah ka thënë: “Jam e emocionuar që ja mbërritëm kësaj dite, jemi të gatshëm për t’u kujdesur edhe më tej.

I emocionuar është shprehur edhe vetë kryeministri Rama, që mori pjesë në operacionin e kthimit. Ai udhëtoi drejt Libanit.

“Shumë mirë, duhet të kthehen edhe të tjerët. Po punojmë, do vijnë edhe të tjerët”, ka thënë Rama.

Të kthyerit ishin pjesë e kampit të refugjatëve Al-hol në Siri, ndërsa u nxorën nga aty me ndihmën e Gjysmë hënës së kuqe siriane dhe u transferuan deri në kufirin me Libanin. Në Liban, për ta, ndër të tjerë shkoi edhe kryeministri Rama.