Kosova

Mirsad Sylejmani i hynë garës për deputet në Viti

Mirsad Sylejmani jurist nga Vitia është kandidat për deputet nga radhët e LDK-së. Sylejmani thotë se i ka hyrë garës me shpresën se do të jetë edhe një ndihmesë e radhës për ta fuqizuar edhe më shumë LDK në Viti.

Njëri nga kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës nga dega e LDK-së në Viti është edhe juristi Mirsad Sylejmani, një njeri me vlera të larta morale dhe profesionale.

Sylejmani thotë se do të jetë zëri i fuqishëm i të drejtave dhe i kërkesave të vitiasve. “Do të punojë dhe angazhohem maksimalisht që ta mbështet zërin qytetar. Komuna e Vitisë e udhëhequr nga Sokol Haliti ka punuar shumë dhe unë jam tepër krenar që jam pjesë e lokomotivës së Sokol Halitit” ka shtuar Sylejmani.

Sylejmani thotë se në të gjitha tubimet që ka marrë pjesë ka parë një entuziazëm të jashtëzakonshëm në elektoratin e LDK-së. “Kemi një elektorat të mrekullueshëm, qytetarët tanë duan punë dhe vepra dhe kjo po na bërë krenar sepse qeverisja e Sokol Halitit ka prekur çdo cep të Vitisë” ka thënë Sylejmani për rajonipress.com