SPORT

Mirëpritet vendimi për rifillimin e stërvitjeve/ Driton Kuka

Trajneri i famshëm i xhudos, Driton Kuka, e ka mirëpritur vendimin për rinisjen e stërvitjeve për klubet sportive në Kosovë, përderisa iu uroi rifillim të mbarë të gjithë sportistëve të vendit.

Të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë u ndërprenë në mars, pas përhapjes së virusit Covid-19 në botë, që u shpall edhe pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Driton Kuka dhe xhudistët e njohur të Kosovës ishin izoluar në klubin e Kukës në Pejë dhe kështu kishin mundësi t’i vazhdonin stërvitjet.

Megjithatë, lehtësimi i masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit tani bën që të gjitha klubet sportive në vend të mundë t’i rinisin stërvitjet.

“Njoftim nga KOK për federatat dhe klubet për rinisjen e stërvitjeve! Dje nga Komiteti Olimpik i cili në bashkëbisedim me Ministritë e Sportit dhe Shëndetësisë si dhe IKSHPK u njoftuam që u dha drita e gjelbër për rifillimin e stërvitjeve për klubet sportive nê Kosovë”, shkroi Kuka në llogarinë e tij në Facebook.

“Sugjerimet dhe protokolet e mënyrës së stërvitjeve ne si federatë do ju dërgojmë në mail klubeve të xhudos, masa të cilat duhet përfillur me kujdes dhe përgjegjësi”

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort